"Asnjë media nuk ka të drejtë të përdorë informacionin e përcjellur nga mediat e huaja dhe faqet e Internetit pa një leje speciale", - thuhet në vendimin e Drejtorisë kryesore të shtypit dhe veprimtarisë botuese në Kinë.

Sipas direktivës, ky veprim synon "forcimin e menaxhimit" dhe parandalimin "e përhapjes së informacionit të dëmshëm".

Ndërkohë, efektiviteti i kësaj mase ndaluese nuk është i aspak i dukshëm për shkak të përhapjes në Kinë të microblogging.