Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ra në rajonin e Ishullit Miyake, në jug të kryeqytetit të Japonisë - Tokio, njofton Agjencia Meteorologjike e vendit.

0Vatra e tërmetit ndodhej në thellësinë 20 kilometra. Lëkundjet sizmike me forcë deri në 5 ballë u ndjenë në territoret e prefekturave Tokio, Kanagawa, Chiba, Nagano, Shizuoka dhe të tjera. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkatërrime të mundshme apo viktima.