Kompania britanike minerare në sektorin e diamanteve "Petra Diamonds" në Afrikën e Jugut gjeti një elmaz shumë të madh dhe të rrallë blu me peshë 25.5 karat.

Në sfondin e lajmit mbi zbulimin me vlerë aksionet e kompanisë u rritën me 5%.

Elmazet blu janë shumë të rrallë. Disa vite më parë në të njëjtën minierë u gjet një gur i çmuar blu me peshë 26.6 karat. Pas gdhendjes me faqe diamanti rrëzëllitës 7-karatësh u shit në ankand për 9.5 milionë $ në maj të vitit 2009.