Ministri rus i Financave, Anton Silluanov, nuk pret ndonjë reduktim të rejtingut sovran të Rusisë për shkak të krizës së ekonomisë botërore. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve Fitch e cilëson rejtingun sovran të Rusisë në nivelin "BBB", ndërsa Agjencia S & P - "BBB" në valutë të huaj dhe "BBB plus" në valutë vendase.

"Ne besojmë se do të vazhdojmë të zhvillojmë një politikë të qartë fiskale për reduktimin e varësinë sonë nga koniunktura e jashtme. Kjo është një prej kërkesave kryesore të kolegëve tanë nga agjencitë e klasifikimeve", - u tha Anton Silluanov gazetarëve.