Mu në qendër të Moskës tre vajza u zhveshën deri në bel, duke kërkuar në këtë mënyrë dorëheqjen e Ministrit të Arsimit Dimitri Livanov. Protestën, në stilin e aktivisteve të lëvizjes ukrainase “FEMEN”, e organizuan studentet moskovite. Ndërkohë aktivistet e lëvizjes “FEMEN” mohuan lidhjen e tyre me protestën-topless në kryeqytetin rus.

Pasi parakaluan për një farë kohe para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, vajzat u veshën dhe u larguan. Të ndaluar nga policia nuk pati.