"Muajt e parë të këtij viti tregojnë se tendenca globale e ngadalësimit të rritjes ekonomike vazhdon të ruhet. Rreziku është serioz", - tha Dimitri Medvediev, duke raportuar mbi aktivitetin e qeverisë përpara Dumës Shtetërore.

0Sipas fjalëve të tij, qeveria e Rusisë e ka parashikuar ngadalësimin e ritmeve të zhvillimit në lidhje me gjendjen në tregjet botërore. Në këtë situatë, vazhdoi Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev, detyrë e qeverisë është realizimi i masave të balancuara për arritjen e dinamikës së pranueshme të treguesve kyçë.