Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev, duke folur para Dumës Shtetërore, deklaroi se kriza financiare e Qipros nuk i shkaktoi dëm strukturave shtetërore ruse.

"Unë nuk do të doja t’ia atribuoja të gjitha problemet tona Qipros dhe atyre që ruajnë diçka atje", - theksoi ai, duke vënë në dukje se është e nevojshme të krijohet në Rusi një regjim i favorshëm taksash, "në mënyrë që paratë të mbeten në vendin tonë".

0"BE-ja demonstroi në Qipro shembullin më të keq të mënyrës së realizimit të politikës së konfiskimit", - deklaroi Kreu i qeverisë ruse.