Komisioni Zgjedhor Kombëtar i Venezuelës shpalli zyrtarisht Nicolas Maduro fitues të zgjedhjeve presidenciale në vend, pavarësisht diferencës së vogël nga rivali i tij - Henrique Capriles - dhe kërkesave këmbëngulëse për rinumërim të votave.

Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor, Nicolas Maduro e mbështetën 50.7% e votuesve, ndërsa Henrique Capriles - 49.1% e tyre.

0Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve përkrahësit e opozitës dolën me protesta në rrugët e kryeqytetit të vendit - Karakas. Policia përdori kundër tyre gaz lotsjellës.