Të paktën 4 persona humbën jetën në Venezuelë gjatë trazirave që shpërthyen pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në vend, njoftuan të martën mediat lokale. Dy persona humbën jetën në shtetin e Miranda, ndërsa dy të tjerë u bënë viktima të trazirave në shtetin e Tachira, në kufirin me Kolumbinë.

Më parë qe njoftuar se policia kishte përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kërkonin rinumërimin e plotë të votave të zgjedhësve.