Javën e kaluar, plot 33 vjet pas vdekjes së diktatorit jugosllav Josip Broz Tito, u hapën kasafortat me sendet personale të tij. Listat e sendeve që përmbanin kasafortat ende nuk janë bërë publike.

Josip Broz Tito ka udhëhequr Jugosllavinë plot 35 vjet pa u larguar asnjëherë nga pushteti. Pas vdekjes së tij një komision i posaçëm vulosi sendet, që gjendeshin në rezidencën e Titos në Beograd, dhe i dorëzoi ato për ruajtje në Bankën Kombëtare.

Sipas disave të dhënave, në kasaforta mund të ruhet ar me peshë totale deri në 30 ton, 1.300 monedha me vlerë numizmatike, qindra objekte prej ari dhe gurësh të çmuar si dhe sende të tjera me vlerë.

Pritet që të dhënat mbi përmbajtjen kasafortave të publikohen brenda kësaj jave.