Amplituda e lëkundjeve sizmike të tërmetit më të fortë në 40 vitet e fundit në Iran arriti nga kufiri pakistanezo-iranian deri në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu - Dhabi dhe në qytete të tjera të Gadishullit Arabik.

Sipas njoftimit të kanalit televiziv, me vendndodhje në Dubai "Al Arabiya", u dëmtua pjesërisht godina e zyrave të kanalit. U evakuuan njerëzit nga disa ndërtesa të larta në Abu Dhabi, Dubai dhe në kryeqytetin e Katarit - Doha. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, ndërtesat e larta u lëkundën dhe njerëzit në panik e sipër dolën jashtë në rrugë.