Numri i të vrarëve si rezultat i dy shpërthimeve në vijën e finishit të maratonës së Bostonit është rritur deri në tre vetë. Më shumë se 140 vetë janë plagosur, rreth 15 persona ndodhen në gjendje kritike në spital. Disa njerëz, me sa duket, kanë humbur gjymtyrët e poshtme si rezultat i shpërthimeve.

Galeria fotografike: Shpërthimet në Boston

Sipas të dhënave të policisë, shpërthimet buçitën në momentin kur grupi kryesor i vrapuesve të maratonës së Bostonit kaloi vijën e finishit. Me sa duket, bombat u detonuan nga një distancë e caktuar me ndihmën e telefonit celular. Pas shpërthimeve komunikimi celular në Boston u ndërpre për të parandaluar shpërthimin e pajisjeve të tjera eksplozive.

Njësia speciale anti-terroriste e policisë së Bostonit gjatë një kontrolli të imtësishëm të zonës, ku ndodhi sulmi terrorist, zbuloi edhe pesë bomba të padetonuara. Ato u gjetën midis çantave dhe paketave të braktisura nga njerëzit e shpërndarë në panik e sipër.