Ushtria e mbrojtjes e Izraelit është e aftë të godasë çdo lloj objektivi në qoftë se do të marrë urdhërin përkatës. Për këtë deklaroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Benny Gantz, në një intervistë për Radion izraelite, që i dedikohet festës së sotme - Dita e Pavarësisë së Izraelit.

"Aktualisht nuk ka objektiva të tilla, të cilat nuk mund të goditen nga ushtria e mbrojtjes e Izraelit - që nga Irani deri në Rripin e Gazës, - tha Gjenerali. - Se në çfarë mënyre të ndalohet Irani, programi bërthamor i të cilit përbën aktualisht kërcënimin kryesor për Izraelin, është një çështje e arsyeshmërisë politike dhe jo e mundësive të ushtrisë, që lejojnë goditjen e çdo burimi kërcënimi kudo që të ndodhet ai".