Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin, duke marrë fjalën në ambasadën ruse në Londër përpara diplomatëve të huaj dhe ekspertëve të sigurisë, deklaroi se sistemi i ri i mbrojtjes antiraket i SHBA-së vë në provë garancinë kryesore të sigurisë së Rusisë - forcat strategjike bërthamore të saj.

Megjithatë, sipas fjalëve të Rogozin, Rusia e ka zgjidhur problemin duke i modernizuar forcat strategjike bërthamore të saj në mënyrë të tillë, që ato janë në gjendje ta anashkalojnë sistemin amerikan të mbrojtjes antiraket.

"Ne e bëmë këtë. Për ne, nga ana teknike, sistemi amerikan i mbrojtjes antiraket s'është gjë tjetër veçse një bllof", - deklaroi Rogozin.