Ditën e hënë çmimet e futures të prillit të arit në bursën e Nju Jorkut ranë në 9.4% - deri në 1.360,60 $ për uncë (ons), duke përjetuar rënien 1-ditore rekord për 30 vitet e fundit. Ditën e martë çmimi i arit në treg po vazhdon të bjerë.

Që nga e enjta e kaluar ari ka humbur më shumë se 200 $. Ndërsa nga fillimi i 2013 çmimi i arit ka rënë me 20%.

0Volumi i investimeve në fondet e arit, të tregtuara në bursë (ETF), ra në tremujorin e parë të vitit 2013 me një ritëm rekord. Asetet në ETF-të e arit më 12 prill u ulën deri në 2406,16 ton, shifër kjo që përbën minimumin e llogaritur nga gushti i vitit të kaluar.