Në Korenë e Jugut helikopteri “UH-60 Black Hawk” i Forcave Ushtarake Ajrore (FUA) të SHBA-së u rrëzua në afërsi të bazës së trupave të këmbësorisë në kufi me Korenë e Veriut. Incidenti ndodhi gjatë fluturimeve stërvitore, në të cilat u përfshinë 6 makina luftarake.

0Sipas informacionit të burimeve në qarqet ushtarake të Koresë së Jugut, rrëzimi i helikopterit ndodhi gjatë uljes së tij. Dihet se në bord ndodheshin 14 persona. Të gjithë ata u dërguan në spitalin më të afërt për trajtim mjekësor. Të vdekur nuk ka. Po hetohen shkaqet e aksidentit ajror.