Policia belge me mbështetjen e forcave speciale ndërmorri sot në mëngjes në Bruksel dhe Antverp bastisje në 46 adresa banimi të ekstremistëve të dyshuar islamistë, njoftoi Prokuroria federale.

0Disa persona u arrestuan. Midis tyre është edhe aktivisti famëkeq i organizatës radikale Sharia4Belgium (Sheriati për Belgjikën), Fouad Belkacem. Ai dyshohet për organizimin e një rrjeti rekrutimi të të rinjve belgë për luftë në Siri.