0Moska dhe Uashingtoni vërejnë terren të përbashkët për bashkëveprim me qëllim të uljes së gradës së tensionit të përshkallëzuar në Gadishullin Korean. Për këtë deklaroi Ndihmësi i Presidentit rus Juri Ushakov. Ai konfirmoi se Rusia është e gatshme për të bashkëpunuar në mënyrë aktive me Shtetet e Bashkuara në lidhje me këtë çështje.

Më herët, ministrat e jashtëm të të dy vendeve, respektivisht Sergei Lavrov dhe John Kerry, i bënë thirrje Phenianit për të respektuar me rreptësi rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe t’u përmbajtur nga provokimet e mëtejshme. Ndërsa më saktësisht nga lëshimi testues i raketës balistike me rreze të mesme veprimi dhe prova e katërt bërthamore. Kontaktet midis Moskës dhe Uashingtonit mbi këtë çështje do të ndihmojë për të ulur tensionin në rajon, shprehet me bindje të plotë analisti politik rus Vladimir Evsejev:

- Veprimet e Kim Jong-Yun po provokojnë një garë të re armatimesh në Azinë Verilindore. Sepse çdo rritje e sistemit amerikan të mbrojtes antiraket për parandalimin dhe interceptimin e raketave të Koresë së Veriut do të shkaktojë veprime kundërpërgjigjeje nga ana e Kinës. Ekziston rreziku i madh, mjaft serioz i rrëshqitjes në garën e çmendur të armatimeve raketoro-bërthamore. Dhe nga ky këndvështrim, çdo ndërveprim është i dobishëm. Tani po kërkohen intensivisht kompromise të mundshme me qëllim që Kim Jong-Yun të përmbushë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare dhe të mos i provokojë të gjithë.

Bashkë me këtë SHBA-ja po përpiqet të arrijë nga Kina rritjen e presionit mbi Korenë e Veriut në lidhje me këtë çështje. Kjo u njoftua nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Ai beson se situata mund do të vazhdojë të destabilizohet edhe më tej nëse Pekini nuk do të përdorë në mënyrë aktive ndikimin e vet mbi Phenianin. Për një kontribut më të madh nga ana e Kinës në zgjidhjen e situatës së krizës në Gadishullin Korean shpreson edhe Japonia. Në këtë vend mendojnë se Kina është në gjendje ta detyrojë Phenianin të heqë dorë nga lëshimi i raketës dhe të fillojë bisedimet mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Në Tokio shprehen të gatshëm për të filluar dialogun me Phenianin në qoftë se ai do të refuzojë zhvillimin e mëtejshëm të programit të vet raketoro-bërthamor, deklaroi zëdhënësi i qeverisë japoneze. Në fund të javës së kaluar për lansimin e dialogut me Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) doli udhëheqja e Koresë së Jugut. Ndërkohë Peniani e ka konsideruar këtë propozim si një “marifet dhelparak, të djallëzuar” dhe deklaroi mbi “kotësinë e dialogut”.

Kurse më 15 prill ai u kërcënua përsëri se do të japë një goditje të fuqishme mbi Korenë e Jugut. Si shkas për kërcënimin e radhës shërbeu incidenti me djegien prej një grup aktivistësh në Seul të portreteve të udhëheqësit aktual dhe atyre të mëparshëm të RPDK-së.

0Koreja e Veriut kërkoi nga Koreja e Jugut që të kërkojë falje për këto akte armiqësore. Seuli e hodhi poshtë këtë ultimatum, duke e quajtur atë të mjerueshëm, të vajtueshëm. Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi Phenianin se çdo provokim nga ana e tij do të pasohet nga një kundërpërgjigje e ashpër.