"Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të nisë negociatat poshtëruese me një vend që e kërcënon atë me armë bërthamore. Ky dialog do të jetë i mundur vetëm në fazën kur Koreja e Veriut të zotërojë armë të mjaftueshme bërthamore për t'iu kundërvënë kërcënimit që i vjen asaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës", - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Të martën, pak më herët, Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se Koreja e Veriut vazhdon të ketë ende mundësinë për të negociuar me Korenë e Jugut dhe SHBA-në, por për zhvillimin e këtij dialogu Pheniani duhet të heqë dorë nga sjellja e tij provokative.