Qeveria e Kinës për herë të parë bëri publik informacionin mbi strukturën dhe efektivin e forcave të armatosura të vendit.

Sipas dokumentit të publikuar, në këmbësorinë e Ushtrisë Popullore Çlirimtare kineze shërbejnë 850.000 ushtarakë, në Forcat Ushtarake Detare - 235.000, në Forcat Ushtarake Ajrore - 398.000. Të gjitha forcat e armatosura të Kinës janë të ndara në 7 qarqe ushtarake dhe 3 flota, të organizuara në baza territoriale.

Për mirëmbajtjen e ushtrisë dhe flotës Kina në vitin 2012 shpenzoi rreth 100 miliardë dollarë. Në krahasim me vitin 2011 shpenzimet në fushën e mbrojtjes u rritën me 11.2%.