0Irani njoftoi mbi testimin e suksesshëm të një rakete me rreze të mesme veprimi të tipit "tokë-det" me platformë të bazuar në tokë, njofton kanali televiziv iranian “Press TV” me referim tek deklarata e Zëvendësministrit të Mbrojtjes të vendit, Majid Bokaei. Prova u realizuan në ujërat e Gjirit Persik. Koha e lëshimit dhe distanca e fluturimit të raketës nuk specifikohen.