Shërbimet speciale amerikane të inteligjencës, të cilat po merren me hetimin e sulmit terrorist në Boston, nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me kërcënimin e sulmeve të reja terroriste, njoftoi agjenti special i degës së FBI në Boston, Richard De Lauriers.

Galeria fotografike: Shpërthimet në Boston

"Hetimi po kryhet aktivisht në zona të ndryshme të Bostonit, por nuk ka asnjë kërcënim të ri, për të cilin ne mund të ishim në dijeni", - tha ai. Sipas fjalëve të De Lauriers, vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë që do të zgjasë disa ditë.

Sipas të dhënave të fundit, si pasojë e dy shpërthimeve në Boston 3 persona mbetën të vrarë dhe 176 morrën plagë të shkallëve të ndryshme.