Stadiumi në Brazil, në të cilin duhet të zhvillohet ndeshja e parë e futbollit e Kupës së Konfederatave, nuk do të hapet ditën e dielë, siç është planifikuar. Në FIFA shprehën shqetësim serioz për shkak të kësaj vonese.

Punimet e ndërtimit në stadiumin e kryeqytetit të vendit - Brazilia - do të përfundojnë jo më herët se në mes të majit, domethënë më pak se një muaj përpara turneut.

0Kupa e Konfederatave, në të cilën marrin pjesë fituesit e gjashtë kampionateve kontinentale, konsiderohet si një provë gjenerale për Brazilin para Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2014.