Autoritetet amerikane ende nuk kanë dijeni se kush i organizoi shpërthimet në vijën e finishit të maratonës së Bostonit, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Galeria fotografike: Shpërthimet në Boston

"Ne nuk e dimë akoma se kush dhe pse e bëri këtë, prandaj njerëzit nuk duhet të nxjerrin konkluzione të nxituara derisa nuk disponojmë të gjitha faktet. Por asnjë njeri nuk duhet ta vërë në kurrsesi në dyshim, ne do t’a zbardhim medoemos ngjarjen e ndodhur", - tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

0Sipas fjalëve të Barack Obama, shërbimet e zbulimit do të përforcojnë masat e sigurisë në rajone të ndryshme të SHBA-së "aq sa të jetë e nevojshme". Më parë në regjim të përforcuar shërbimi u vunë departamentet e policisë në Nju Jork dhe Uashington.