Kancelarja gjermane Angela Merkel u nderua me çmimin që mban emrin e Lordit Immanuel Jakobovits, i cili akordohet nga Konferenca e rabinëve europianë.

Kështu, ideatorët e çmimit i japin atë çka meriton Merkel për mbështetjen që i ofron ajo me devotshmëri komunitetit hebre në Gjermani si dhe për dënimin e ashpër të antisemitizmit në Europë, thuhet në komunikatën për shtyp të organizatës.

Çmimi që mban emrin e rabinit Immanuel Jakobovits, ish-Presidentit të Konferencës së rabinëve europianë dhe Rabinit kryesor të Kongregacioneve të bashkuara hebraike të Britanisë së Madhe (United Hebrew Congregations of Commonwealth), u themelua në vitin 2012.

Fituesi i tij i parë ishte politikani polak dhe ish-Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.