Asistenti i Presidentit të SHBA-së për Sigurinë Kombëtare, Thomas Donilon, i përcolli Presidentit të Rusisë Vladimir Putin një mesazh personal nga Barack Obama, përmbajtja e të cilit mbahet sekret.

Asistenti i Vladimir Putinit, Juri Ushakov, tregoi se mesazhi "përmban një sërë propozimesh për thellimin e bashkëpunimit dypalësh". Ai shtoi se pavarësisht frymës përgjithësisht konstruktive të mesazhit, administrata e Barack Obama-s "nuk dëshiron t'u tregojë vendin disa rusofobëve, të cilët fusin shkopinj në rrotat e bashkëpunimit tonë".