0Perandoreshat ruse - gratë dhe nënat e perandorëve rusë - ishin shumë të apasionuara pas veshjeve luksoze. Ato nuk ishin vetëm ndjekëse të modës, por shpesh herë madje dhe ligjvënëse të saj (trendsetter). Veshjet, aksesorët, bizhuteritë e tyre të habisnin me elegancën, shijen e hollë e luksozitetin dhe ishin pjesë e imazhit të shtetit monarkik rus.

Galeria fotografike

Eksponatet e ekspozitës, ndërsa midis tyre janë edhe veshjet perandorake nga koleksioni i Muzeut Shtetëror Ermitazh (Hermitage) të Shën Petersburgut, edhe dokumente arkivore, edhe tabllo me bojëra vaji dhe vizatime grafike, koleksione porcelani e bizhuteri, kanë ngjallur një interes jashtëzakonisht të madh. Ato janë dëshmitare të gjalla të historisë ruse, të tilla si, për shembull, Dekreti i 4 janarit të vitit të 1700 i Pjetrit të Parë (ndryshe Pjetri i Madh), i cili ka sunduar në vitet 1672-1725, “Për mbajtjen e veshjeve në stilin hungarez”. Për herë të parë është ekspozuar për një audiencë të gjerë edhe Dekreti tjetër i tij “Mbi mbajtjen e tubimeve (takimeve) në shtëpitë private dhe për personat që mund të marrin pjesë në to” me korrigjimin e bërë me dorën e vetë Perandorit rus.

Është mjaft interesant fakti se Perandoreshat ruse i mbanin (i ruanin) për një kohë të gjatë veshjet e tyre ceremoniale. Në ekspozitën në fjalë është paraqitur fustani luksoz i gruas së Perandorit të fundit rus (që ka sunduar në periudhën e viteve 1872-1918), Nikollai II - Aleksandra Fjodorovna - i cili duket fare qartë se i ka shërbyer të zonjës për disa vjet: linjat e trupit të Perandoreshës kanë ndryshuar gjatë këtyre viteve, gjë të cilën e dëshmojnë tegelat e spostuar anësorë të fustanit.

Vizitorët mund të mësojnë në ekspozitë edhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me shijet personale të Perandoreshave. Elizaveta Aleksejevna (ka sunduar në vitet 1779-1826), gruaja e Perandorit Aleksandri I, nuk e suportonte dot ngjyrën rozë dhe çdo herë refuzonte të vishte fustane, të cilat mund të ishin dekoruar madje dhe me detaje fare të vogla të këtij kolori. Maria Fjodorovna (ka sunduar në vitet 1759-1828), gruaja e Carit Pavli I, pavarësisht titullit të saj perandorak, sillej si një vjerrë klasike - ajo e ndalonte Perandoreshën e ardhshme Elizaveta Aleksejeva-n të zbukuronte me lule të freskëta veshjet e saj. Meqë ra fjala, Elizaveta dallohej për një modesti jashtëzakonisht të madhe: ajo preferonte të mbante fustane fare të thjeshta të bardha, ndërsa, sipas kujtimeve të bashkëkohësve, stoli e saj e preferuar ishin perlat.

0Veshjet ceremoniale dhe kapelet joserioze, albumet "Moda e Parisit" dhe stolitë e sofistikuara, shumë elegante, që janë paraqitur në ekspozitë, e bëjnë historinë çuditërisht të afërt dhe u dhurojnë vizitorëve mundësinë unikale për të prekur jetën e sundimtarëve të Rusisë.