Kandidati i opozitës Henrique Capriles ka refuzuar të njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, sipas të cilave fitues u shpall Nicolas Maduro.

Sipas të dhënave paraprake të Këshillit Zgjedhor Kombëtar, Maduro mori 50.66% të votave, ndërsa Henrique Capriles 49.07% të votave.

Capriles kërkon rinumërimin e votave. Sipas tij, shpallja zyrtare e rezultateve paraprake nuk pasqyron gjendjen reale të punëve në vend. Ndërkohë Maduro ka filluar të pranojë urimet me rastin e fitores.