Delegacioni i Këshillit të Federatës Ruse gjatë kësaj jave do të shkojë në Teheran për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe çështjet që lidhen me programin bërthamor iranian.

Gjatë vizitës, e cila fillon më 21 prill, senatorët rusë planifikojnë të diskutojnë gjithashtu edhe situatën në Siri. "Kjo vizitë është një mundësi e mirë për të marrë nga dëshmitarë okularë vlerësimin e ngjarjeve alarmuese, që po ndodhin rreth Sirisë, si dhe përcjelljen e këtij informacion deri tek udhëheqja më e lartë e vendit", - tha senatori Iljas Umahanov.