Rritja e ekonomisë së Kinës, e dyta më e madhe në botë, po vazhdon të ngadalësohet, dëshmojnë statistikat e tremujorit të parë të këtij viti.

Për periudhën janar-mars ekonomia e Kinës është rritur brenda normës vjetore - 7.7%, ndërkohë që analistët kishin parashikuar se rritja do të arrinte 8%. Gjatë tre muajve të fundit ekonomia u rrit me 7.9%.

Vëllimi i prodhimit industrial në vend gjatë muajit mars u rrit me 8.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Analistët kishin parashikuar se kjo shifër do të arrinte deri në 10%.

Në fund të vitit të kaluar ekonomia vendase shënoi një rritje prej 7.8%, çka shënon rezultatin më të ulët që nga viti 1999.