Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiadis, deklaroi se autoritetet vendase do t’u ofrojnë nënshtetësinë investitorëve të huaj të bankave lokale, të cilët kanë humbur më shumë se 3 milionë euro për shkak të ristrukturimit të institucioneve kreditore.

Autoritetet qipriote po përpiqen të gjejnë rrugëdalje për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë financiare. Në fund të javës u bë e ditur se për shpëtimin e ekonomisë së vendit kreditorëve europianë dhe autoriteteve qipriote do t’u nevojiten 23 miliardë euro në vend të 17 miliardëve të llogaritur më parë.

Shifra e re nënkupton se vetë Qipro do të duhet të depozitojë tashmë 13 miliardë euro në vend të 6-7 miliardëve që priteshin fillimisht prej saj.