Presidenti rus Vladimir Putin ishte në dijeni të protestës që po përgatitej nga lëvizja "FEMEN" në Gjermani. Kjo u njoftua nga Sekretari për shtyp i Presidentit rus, Dimitri Peskov, në një transmetim të drejpërdrejtë në televizionin rus.

"Kishim të dhëna. Sigurisht që askush nuk mund ta imagjinonte se protesta do të ishte kaq e sofistikuar, pasi nuk mund të them se ajo ishte e hijshme". - tha Peskov.

Aktivistet e lëvizjes "FEMEN" zhvilluan një protestë në Ekspozitën Industriale Ndërkombëtare të Hannover-it (Hannover Messe) në kohën kur panairi po vizitohej nga Angela Merkel dhe Vladimir Putin. Disa vajza u zhveshën deri në bel dhe filluan të thërrisnin me zë të lartë parulla anti-putiniane.