Anija e desantit "Peleliu" e Forcave Ushtarake Detare të SHBA-së dhe dy anije shoqëruese të saj hodhën sot spirancat në portin e Hong Kong-ut. Në bordin e tyre ndodhen më shumë se 2.500 marinarë dhe marinsa. Supozohet se ata do të qëndrojnë atje rreth katër ditë.

“Kjo është një vizitë rutinë, e cila qe planifikuar prej kohësh dhe bëhet vetëm me qëllim që ekuipazhi të pushojë", - njoftoi për gazetarët komandanti i grupit të anijeve.

Hong Kong-u, i cili është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës, vizitohet periodikisht nga anijet e Forcave Ushtarake Detare amerikane për shërbime teknike dhe për çlodhjen e marinarëve.