Sipas deklaratës zyrtare të Këshillit Zgjedhor Kombëtar të Venezuelës, President i Venezuelës u zgjodh "trashëgimtari" i Hugo Chavez Nicolas Maduro, i cili mori 50.66% të votave.

Rivali kryesor i tij, Henrique Capriles, zuri vendin e dytë me 49.07% të votave.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale të Venezuelës u zhvilluan më 14 prill. Në procesin e votimit morrën pjesë 78.71% e zgjedhësve.