Kreu i Këshillit Zgjedhor Kombëtar të Venezuelës, Vicente Diaz, ra dakord për rinumërimin e votave. Ky vendim shpjegohet me faktin se hendeku mes pjesëmarrësve të garës elektorale sidenciale rezultoi të ishte minimal, duke arritur në vetëm rreth 200.000 vota, ndërsa situata politike në vend pas vdekjes së Hugo Chavez mbetet e tensionuar.

Rinumërimi i votave u kërkua nga kandidati i opozitës, Henrique Capriles. Nicolas Maduro, i cili u shpall fitues, ra dakord për rinumërimin e votave. Ai deklaroi se nuk ka asnjë arsye për shqetësim, pasi kontrolli i rezultateve thjesht do të konfirmojë edhe një herë fitoren e tij.