Anëtarët e qeverisë franceze filluan të publikojnë të dhënat që kanë të bëjnë me të ardhurat e tyre personale dhe gjendjen financiare.

Të mërkurën e kaluar qeveria franceze njoftoi mbi marrjen e një sërë masave për rritjen e transparencës financiare në kuadër të skandalit që plasi rreth llogarive sekrete bankare të ish-Ministrit për Buxhetin, Jerome Cahuzac (Jérôme Cahuzac). Presidenti i Francës, François Hollande, njoftoi gjithashtu mbi mundësinë e miratimit të një ligji, i cili i obligon të gjithë politikanët të publikojnë periodikisht raportet mbi të ardhurat e tyre.

Në fund të marsit Jerome Cahuzac dha dorëheqjen për shkak të fillimit kundër tij të hetimit për akuzën e evazionit fiskal.