Më 18 prill në dy arena akulli të Parkut Olimpik në Soçi fillon Kampionati Botëror i Hokejit për të rinjtë (deri në moshën 18 vjeç). Në këtë turne do të marrin pjesë 10 ekipet më të mira përfaqësuese juniore të hokejit nga Gjermania, Kanadaja, Letonia, Rusia, Sllovakia, SHBA-ja, Finlanda, Republika Çeke, Zvicra dhe Suedia.

Objektet sportive të Soçit për herë të parë do t’i testojnë lojtarët e rinj të hokejit. 380 bashkëpunëtorët e Komitetit Organizativ "Soçi-2014" do të verifikojnë gatishmërinë e Pallatit të madh të akullit "Bolshoi" (russ. "Большой") dhe Arenës së akullt "Shajba" (russ. "Шайба").