Shteti po përmirësohet së bashku me shoqërinë civile, deklaroi Sekretari për shtyp i Presidentit rus, Dimitri Peskov, duke folur në kanalin televiziv "Russia 1" (russ. "Россия 1").

"Pikërisht ashtu siç po rritet shoqëria jonë civile që nuk don të heshtë, e cila ka fituar tashmë mundësinë për të patur të ardhura më të larta dhe kërkon akoma më tepër për veten, kërkon të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike, ashtu edhe shteti po përmirësohet në një hap me shoqërinë civile", - tha zyrtari.

Peskov deklaroi gjithashtu se opozita në Rusi nuk është ende e aftë për një dialog konstruktiv me autoritetet.