Autoritetet e Jordanisë ranë dakord që të përdoret territori i mbretërisë për furnizimin e kryengritësve në Siri me armë nga Arabia Saudite.

Në këtë mënyrë Mbretëria e Jordanisë, e cila më parë ka respektuar politikën e neutralitetit ndaj konfliktit sirian, ndryshoi në mënyrë të theksuar qëndrimin e vet. Nëpërmjet kufirit jordanez në Siri ka filluar furnizimi i armëve të vogla e të lehta të zjarrit, granatahedhësve dhe mortajave të lehta.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, me siguri, shpreson se sa më parë të mbarojë kriza siriane, aq më të mëdha janë shanset që pushtetin në Damask të mos e marrin në duart e veta islamistët radikalë, të cilët janë të aftë të kërcënojnë stabilitetin e regjimit jordanez.