0Deri kohët e fundit përgjigja dukej krejtësisht evidente. Shkencëtarët ia kanë hyrë seriozisht punës për studimin e asteroideve. Por këto ditët e fundit një grup i anëtarëve të Kongresit amerikan paraqiti për shqyrtim projektligjin mbi “Rivendosjen e lidershipit amerikan në kozmos” (REAL Space Act). Në të propozohet dërgimi i njeriut në Hënë aty nga viti 2022 për ndërtimin e mëpastajshëm atje të një baze banimi.

Autorët e iniciativës argumentojnë se qëllimi i saj nuk konsiston aspak në përsëritjen e detyrave të 40 viteve të shkuara të "Apollo-ve". Misioni Hënor vendos qëllime të qarta dhe të arritshme, të cilat, sipas mendimit të Kongresit amerikan, jo vetëm do t’i kthejnë statusin e lideres në eksplorimin e hapësirës (kozmosit) kozmonautikës së SHBA-së. Gjëja më kryesore konsiston në faktin, se qëndrimi i njerëzve në një tjetër trup qiellor do të kërkojë zhvillimin e teknologjive të reja dhe do të çojë në përparime të qenësishme në shumë disiplina shkencore. Përvoja e fituar do të mund të përdoret për misionet e ardhshme në kozmosin e largët, duke përfshirë edhe ato në Mars.

Divergjenca e mendimeve në lidhje me faktin, se çfarë do të ishte më e arsyeshme që të bënin amerikanët në kozmos në dekadën e ardhshme, u bë rezultat i atij qorrsokaku ideor në të cilin ka hyrë që prej kohësh Astronautika. Pas misionit të "Apollo-ve" detyra të një shkalle të tillë nuk janë shtruar më. Dhe tani nevojitet një projekt të ri i madh që të plotësojnë një sërë kushtesh. Ai duhet të jetë plotësisht i kuptueshëm për politikanët dhe publikun, si dhe me interes për bizneset dhe njerëzit që punojnë në industrinë kozmike, thotë anëtari-korrespondent i Akademisë Ruse të Kozmonautikës, Andrei Jonin:

- Fluturimi në asteroid nga ky pozicion nuk i përgjigjet asnjë prej këtyre pikave (objektivave). Hëna i përgjigjet, por pjesërisht. Sipas mendimit tim projekti i vetëm, që do të përmbushte të gjitha kushtet, është ai marsian. Një etapë e caktuar drejt këtij pikësynimi mund të bëhet kthimi në Hënë. Pikërisht me qëllim që të avancohet më tej drejt Marsit.

0Si argument në favor projektit Hënor kongresmenët amerikanë referohen tek planet e vendeve të tjera për realizimin e uljes së njerëzve në Hënë. Të tilla, për shembull, kanë Rusia dhe Kina. Por në këtë rast lind çështja e konkurrencës - kjo është vetëm një mënyrë për ta bërë temën më të mprehtë, me qëllim që kongresmenëve t’u vihet veshi, shprehet me bindje të plotë Andrei Jonin. Me nismën e parlamentarëve është njohur tashmë me siguri Shefi i NASA-s, Charles Bolden. Në fillim të prillit ai konfirmoi planet për eksplorimin e asteroideve dhe theksoi se ekspedita për në Hënë nuk janë planifikuar. Edhe pse është e vështirë të imagjinohet që një zyrtar shtetëror të bëjë deklarata, të cilat bien ndesh me politikën kozmike të Obama-s.