Delegacioni i të ashtuquajturës opozitë e moderuar e brendshme e Sirisë mbërriti në Moskë. Në përbërje të delegacionit përfshihen, në veçanti, Lideri i Partisë "Vullneti i Popullit", Zëvendëskryeministri i qeverisë së Bashar Al-Assad, Qadri Jamil, Lideri i Partisë Social Nacionaliste siriane dhe Ministri për çështjet e Pajtimit Kombëtar, Ali Haidar.

Gjatë qëndrimit të tyre në Moskë anëtarët e delegacionit, siç pritet, do të zhvillojnë bisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Në këto negociata do të artikulohet iniciativa e re për zgjidhjen e krizës politike siriane.