Rusia do të jetë në gjendje t’u përgjigjet atyre që duan të vendosin armë në kozmos, deklaroi në një konferencë për shtyp në Bllagoveshçensk (Lindja e Largët e Rusisë) Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin. Në të njëjtën kohë Rusia "i është përmbajtur në mënyrë të pandryshuar pozicionit të mospërhapjes së armatimeve në kozmos dhe nuk do të shkelë traditën e ruajtjes së kozmosit si zonë të bashkëpunimit dhe studimeve shkencore", deklaroi ai.

Gjithashtu, sipas mendimit të tij, është mjaft i lartë propabiliteti i përdorimit të armëve strategjike. Për të parandaluar këtë rrezik, sipas fjalëve të Dimitri Rogozin, duhet krijuar një sistem informacioni dhe zjarri i Mbrojtjes ajrore kozmike.