Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Lindjen e Largët të Rusisë vëzhgoi ndërtimin e kompleksit të startimit të raketëmbajtëses "Soyuz-2". Ekskursionin nëpër objektin në ndërtim e sipër për Presidentin e organizoi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike ruse ("Roskozmos"), Vladimir Popovkin.

Ai njoftoi se deri në vitin 2015 planifikohet ndërtimi i nëntë platformave teknike dhe atyre të shërbimit. Rreth kozmodromit po krijohet infrastruktura e nevojshme për ndërtimin e një qyteti të ri.

Kozmodromi "Vostoçnij" (russ. «Восточный») do të mundësojë lëshimet e aparateve kozmike automatike në bazë të programeve shtetërore, ndërkombëtarë dhe komercialë si dhe do të realizojë projektet e lidhura me studimin e trupave qiellorë dhe Sistemit Diellor.