Të paktën 3 ushtarakë nga Çadi mbetën të vrarë si pasojë e sulmit të një terroristi-kamikaze në qytetin e Kidal (në veri të Mali-së), njoftoi të premten Agjencia Associated Press. Terroristi-kamikaze detonoi një pajisje eksplozive në një nga tregjet e qytetit. Si pasojë e shpërthimit u lënduan edhe disa civilë.

Sipas infornacionit të Agjencisë, 2 terroristë u eliminuan fizikisht nga ushtria. Sulmi terrorist u organizua nga "Al-Qaeda në Magrebin Islamik". Ushtarakët nga Çadi marrin pjesë në operacionin ndërkombëtar në Mali, të destinuar për të ndihmuar autoritetet vendore në luftën kundër militantëve.