Prokuroria e Hannover-it ka akuzuar për korrupsion ish-Presidentin e Gjermanisë, Christian Wulff, njoftoi të premten Radiostacioni “Deutsche Welle”. Në veçanti, ai akuzohet për qëndrimin në hotele të shtrenjta, të paguar nga producenti David Groeneveld, të cilin Wulff e ka ndihmuar për përfitimin e fondeve për xhirimin e filmave, theksoi radio.

Në shkurt të vitit 2012 Wulff u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të akuzave për shpërdorim detyre. Skandali rreth ish-Presidentit të Gjermanisë shpërtheu pas informacionit mbi një kredi me interes të ulët prej 500.000 €, të cilën ai ia mori në vitin 2008 bashkëshortes së një biznesmeni të njohur.