Rusët mblodhën për dy javë më shumë se 30 ton ndihma humanitare dhe mbi 2 milionë rubla për sirianët në nevojë. Siç njoftojnë mediat ruse, mbledhja e tyre u organizua nga Shoqëria imperiale orthodhokse e Palestinës.

Donacionet u bënë si nga manastiret, ashtu dhe nga rusët e thjeshtë, ndërkohë që kamionë me ushqime mbërritën në Moskë nga e gjithë Rusia. Njerëzit sollën ushqime, ushqime për fëmijë, medikamente, sende të nevojës së parë. Me kërkesë të palës siriane, me të ardhurat e mbledhura nga donacionet vullnetare do të blihen ilaçe dhe pajisje mjekësore.