Ministritë e mbrojtjes të Rusisë dhe Francës i përmbahen pikëpamjeve të ndryshme për sa i përket sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Europë, deklaroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valeri Gerasimov, pas përfundimit të bisedimeve në Moskë me homologun e tij francez, Admiralin Edouard Guillaud.

Sipas fjalëve të Gerasimov, çdo vend ka të drejtë të krijojë çfarëdolloj sistemesh armatimi për garantimin e sigurisë vetjake, por ta bësh një gjë të tillë në kurriz të sigurisë së të tjerëve është krejtësisht e palejueshme. Megjithatë, duke vënë në pah karakterin konstruktiv të bisedimeve, Gerasimov theksoi se bashkëpunimi ushtarak me Francën do të ketë zhvillim të mëtejshëm të suksesshëm.