Shqyrtimi nga Gjykata i apelimit të paraqitur në lidhje me aktgjykimin e qytetarëve rusë Aleksandër Shadrov dhe Vladimir Dollgov, të dënuar në Libi në bazë të aktakuzave për bashkëpunim me regjimin e Muammar Gaddafi, u shty për në maj të vitit 2013, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në MPJ-në e Rusisë sqaruan se vonesa në shqyrtimin e apelimit është e lidhur me faktin se gjykata u formua vetëm në fund të marsit.

Një grup prej 25 qytetarësh nga Rusisë, Ukraina dhe Bjellorusia në vitin 2011 u akuzua për restaurimin e teknikës ushtarake të trupave të Muammar Gaddafi. Më 4 qershor të vitit 2012 gjykata e Libisë dënoi Aleksandër Shadrov me burgim të përjetshëm si "kreun e mercenarëve", pjesa tjetër e të burgosurve u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie.