Në rast lufte Koreja e Veriut do të sulmojë pikë së pari kryeqytetin e Japonisë - Tokion, thuhet në deklaratën e lëshuar të premten nga Agjencia Qendrore Telegrafike e Koresë (CTAK). Japonia mund të sulmohet me armë bërthamore nëse ushtarakët japonezë do të përpiqen të rrëzojnë raketat që dëshiron të testojë Koreja e Veriut.

Më herët u njoftua se të paktën një nga raketat "Musudan" me rreze veprimi deri në 3.000 kilometra është vendosur në pozicion lëshimi në bregun lindor të Koresë së Veriut.