Një peshkatar nga qyteti Brest (Bjellorusi) gjeti vdekjen si rezultat i kafshimit të tij nga një kastor. Sipas njoftimit të shtypit të Bjellorusisë, burri donte t’i bënte një fotografi kafshës për kujtim, por kastori iu hodh atij dhe e kafshoi keq në kofshë. Personi në fjalë gjeti vdekjen nga humbja e gjakut.